Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Afganistanin verilindor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Tërmeti u regjistrua në rajonin Hindu Kush, 128 kilometra në lindje të qytetit të Kunduzit, me një epiqendër në një thellësi prej 216.7 kilometrash, sipas raportit.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo viktima nga ky tërmet.










