Nostalgjia për Jugosllavinë, shokon Enver Petrovci: Dikur në Beograd jetohej bukur, Kosova sot është një diktaturë (FOTO)

Aktori kosovar Enver Petrovci, ka shokuar shumëkënd me një intervistë të dhënë për gazetën bulevardeske të Beogradit “Kurir”. Ai nuk ka pasur frikë të thotë shumë gjëra që njerzit në moshën e tij i përshpërisin nën zë në Prishtinë.

Si psh, se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon “i cili arrit të ndërtonte një shtet serioz”.

Ai ka thënë se, Europa e sotme po kopjon modelin titist, ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët dhe kohën, kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”,- ka treguar ai gjatqë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci, rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

“Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”,- ka thënët Petrovci për gazetën serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu