Nuk duan ta zbatojnë gjuhën shqipe, Sela u hakërrehet drejtorëve të ndërmarrjeve publike

Edhe pas 7 muaj hyrje në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha që flasin mbi 20% e qytetarëve nuk po zbatohet në planin instutucional. Drejtori i këtij instutucioni Ylber Sela, tha se katër drejtorët e ndërmarjëve publuke të qytetit të Shkup, nuk duan ta zbatojnë përdorimin e gjuhës. Drejtori i Agjensisë për përdorimin e gjuhëve ka kritikuar edhe kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov, se nuk po angazhohet me atë që dakorduan në takimin e 13 shtatorit, për formimin e grupëve të punës, prej atëhet deri më sot drejtori sela nuk është dëgjuar me kryetarin e qytetit të Shkupit.

“Në katër ndërmarjet e qytetit gjuha shqipe, pjesërisht zbatohet unë kam dërguar letër zyrtarisht që të takohem me ato përfaqësues të atyre ndërmarjëve siç është ndërmarja publike “Parkingu i Qytetit” drejtorit Borçe Jakimovski, i kam shkruar letër ende nuk kam përgjigje, që gjuha shqipe të zbatohet tërsisht në ketë instutucion. Gjithashtu edhe drejtorit të ndërmarjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Senad Smailoviq, ende nuk kamë përgjigje. Gjithashtu edhe Dushko Veskovski, drejtorit të “Ujësjellsit dhe Kanalizimit” po ashtu ende nuk kamë prgjigje. Gjithashtu kamë dërguar edhe drejtorit Ndërmarjës së Qarkullimit Publik të drejtorit Kristijan Çushkov, po ashtu nuk kamë përgjigje. Letra ime është të takohemi edhe aty ku ka nevoj ti mbështes, që gjuha shqipe të zbatohet në tërsi edhe keto drejtori”, deklaroi Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu