Nuk e hiqte nga goja, çamçakëzi i Ferguson po shitet për një shifër të çmendur

Ai qëndroi plot 26 vjet në krye të “djajve të kuq” dhe fitoi gjithçka me këtë ekip.

Një zakon i teknikut skocez ishte çamçakëzi që ai përdorte gjatë ndeshjeve dhe që e përtypte pa pushim.

Në faqen e njohur të shitjes së produkteve online, ‘ebay’ është duke u shitur pikërisht çamçakëzi i ndeshjes së fundit që Alex e kishte përtypur kur i dha lamturmirën këtij klubi.

Ish-trajneri i skuadrës angleze i dha fund aventurës së tij me këtë ekip në ndeshjen ndaj West Bromit më 19 maj të vitit 2013.

Aktualisht, çamçakëzi i tij është duke u shitur për 390 mijë paund dhe ende nuk i ka dalë pronari i ri, pasi po vijon të qëndrojë në vitrinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu