Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Besiktasit.
Rashica dëshironte kalimin në Galatasaray, aty ku kaloi sezonin e kaluar dhe arriti të fitonte titullin e Superligës së Turqisë, shkruan LIG Sport
Por një marrëveshje e tillë nuk u arrit edhe pse thuhej se Galata kishte ofruar 7 milionë euro (dy më shumë se Besiktasi) te Norwich City për lojtarin kosovar.
Megjithatë duket se politika e kampionit aktual turk ka qenë ndryshe. Ata janë afër marrëveshjes me yllin e Chelseat, Hakim Ziyech dhe kjo besohet të jetë një nga arsyet e dështimit të transferimit të Rashicës në Galatasaray.
Galata ka dashur ta këtë një futbollist me përvojë më të madhe në ndeshjet e UEFA-s.
Tani Rashicën do e shohim te “shqiponja”, rivali i madh i Galatasarayt. Kurse kontrata që ka firmosur është katër vite, plus një vazhdim.