Nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e “Topit të artë”, ja ku do të takohen Messi dhe Ronaldo

Mesi dhe Ronaldo munguan në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku fitues doli kroati Luka Modriç, porgezi në vendin e dytë dhe argjentinasi vetëm i pesti.

Megjithatë dy yjet që dominojnë prej vitesh futbollin do të takohen shumë shpejt së bashku. Në datën 9 dhjetor në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet sfida mes River Plejt dhe Boka Zhunior. Sipas asaj që raporton “AS” të dy futbollistët kanë prerë biletat për të qenë në tribuna. Florentino Perz dëshiron të ulet së bashku me të 2 lojtarët në shenjë nderimi. Edhe Federata Argjentinase e Futbollit ka rënë dakort të privilegjojë futbollistët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu