Nuk ka fitues në Bernabeu, akti i parë mes Real dhe City ndahet në paqe! Finalisti vendoset në “Etihad”

Akti i pare mes Real Madrid dhe Manchester City ne Bernabeu eshte mbyllur ne barazim 1-1. Nje sfide spektakolare, dueli qe perseritet pas atij te sezonit te shkuar dhe qe le gjithcka te hapur per sfiden e kthimit ne “Etihad Stadium”.

Ndeshja – Real Madrid gjen avantazhin ndaj Manchester City pas 36 minutash loje dhe e ben me nje arme te forte, kunderzbritjen. Man City qe kishte rrezikuar por jo edhe aq sa duhet, duke mos provuar totalisht Courtois. Real Madrid qe kishte pickuar me daljet e shpejta por qe me pas ka gjetur hapesiren per te goditur.

Goli i 23-te sezonal per Vinicius Jr ka ardhur sonte me nje veprim spektakolar. Nje aksion i nisur ne kundersulm dhe shpejtesi nga Camavinga qe me pas ka pasur ne qender per brazilianin i cili nuk eshte menduar gjate por ka leshuar nje te djathte te fuqishme te cilen Ederson e ka shoqeruar vetem me syte me topin qe u pre ne rrjete per golin e avantazhit te Real Madrid.

Ne pjesen e dyte, Manchester City rrit presingun edhe pse nuk gjen hapesirat per te bere perpara dhe per te qene i rrezikshem. Ne fakt, Haaland mbyllet mire nga Alaba dhe gjithashtu vuan per te gjetur goditjet. Por, pikerisht ne momentin e veshtiresise per te gjetur rrjeten, vjen nje e djathte fantastike ne hyrje te zones nga Kevin De Bruyne qe nuk i le shpetim Courtois. Real Madrid proteston per nje goditje kendi te paakorduar, Ancelotti ndeshkoeht me te verdhe…

Real Madrid provon te pergjigjet dhe dy here vendos ne veshtiresi Ederson me Benzema fillimisht qe me koke provon ne pozicion diagonal, ndersa me pas eshte Tchouameni ai qe godet nga distanca por portieri brazilian grushton. Pep Guardiola e mbyll pa asnje zevendesim teksa Ancelotti hodhi ne fushe Nacho, Tchouameni dhe Asensio.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu