Nuk ka kush e ndal Manchester Unitedin, Djajtë e Kuq futën në top katërshe

Manchester United ka vazhduar shkëlqimin nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq kanë marrë edhe një fitore të radhës në Ligën Premier, ku kanë triumfuar në fushën e Fulham me rezultat 0-3.

Vetëm pas 14 minutave lojë, United e gjeti golin e epërsisë kur shënoi Paul Pogba pas një asistimi të bukur nga Anthony Martial.

Nëntë minuta më vonë Djajtë e Kuq gjetën edhe njëherë golin, ku kësaj radhe realizoi Martial pas një aksioni të bukur individual.

Me epërsinë prej dy golave të United, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Fulham tentonte të bënte diçka më shumë, por nuk arriti të gjente golin.

E në minutën e 65-të të ndeshjes, Paul Pogba realizoi nga penalltia për 0-3.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola, pasi futbollistët mysafir administruan mirë ndeshjen dhe ruajtën epërsinë e lartë.

Fitorja ndaj Fulham e ngritë Manchester Unitedin në pozitën e katërt në tabelë me 51 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Fulham mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 17 pikë pas 26 ndeshjeve.

Ndeshjen e radhës United do ta zhvillojë në Old Traford ku do të jetë nikoqir i rivalit Liverpool.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here