Nuk ka rritje rroge?! Tension mes Barcelonës dhe Lewandowski-t

Robert Levandovski është pjesë e rëndësishme e ofensivës së Barcelonës. Në dy sezone si blaugrana, ai ka realizuar 42 gola në 70 takime. Për më tepër që festoi edhe titullin kampion në La Liga, si edhe Superkupën e Spanjës. Por pavarësisht historisë së suksesshme, midis tij dhe klubit katalanas ka një krisje.

Barcelona po përpiqet që të mos rrespektojë kontratën që ka me Robert Levandowskin. Në verën e ardhshme, polaku hyn në vitin e tretë si pjesë e klubit dhe në bazë të marrëveshjes, rroga e tij duhet të rritet me rreth 5.5 mln euro.

Levandowski e braktisi Bajernin në verën e 2022-it, ku klubi katalanas pagoi 45 mln euro. Sipas akordit, Barcelona ka paguar lojtarin 20 milion euro në vitin e parë. Në sezonin e dytë Leva ka përfituar 25 milionë euro ndërsa në sezonin e tretë shifrës së fundit Barcelona duhet t’i shtojë edhe 5.5 milionë euro të tjera.
Sipas “Sport”, Barcelona ka nisur të bisedojë me avokatët e saj për të gjetur një mënyrë që të mos ushtrojë këtë detyrim dhe t’i rrisë pagën polakut në sezonin që vjen.

Një tjetër situatë e vështirë e krijuar mes klubit dhe lojtarit është edhe marrëdhënia e tij e keqe me trajnerin.
Siaps spanjolles “Mundo Deportivo”, midis polakut dhe trajnerit Çavi Hernandez ka pasur një debat në përfundim të pjesës së parë të sfidës kundër Almerias, me sulmuesin që u kritikua. Forma e Levandovski-t ka sjellë debate ndërsa në 21 takime ai ka shënuar 9 herë.

Në pesë sfidat e fundit të La Liga, polaku ka realizuar vetëm 1 herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu