Nuk ka të ndalur, vazhdon shtrenjtimi i derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që pas mesnate të shtrenjtohen çmimet e benzinave dhe dizelit për dy denarë për litër.

Kështu sipas vendimit të ri, një litër Eurosuper BS 95 do të jetë 70 denarë, ndërsa një litër Eurosuper BS 98 do të jetë 71.50 denarë për litër.

Me vendimin e ri, një litër dizel do të kushtoj 62 denarë.

Shtrenjtohet edhe çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri, dhe tani, një litër do të kushtoj 50.50 denarë.

Edhe çmimi i mazutetit shtrenjtohet për 1.317 denarë, dhe tani një kilogram do të kushtoj 30.037 denarë. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu