Nuk ulet numri i rasteve dhe viktimave me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, shifra të larta në 24 orët e fundit

Vazhdon trendi i njejtë i infektimeve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka shënuar 8 viktima, një shifër e cila vazhdon të jetë shumë e lartë. Viktimat janë 1 nga Shkupi, 1 Shtip, 4 Tetovë dhe 2 nga Stuga.

Gjithashtu janë konfirmuar me koronavirus 199 raste të reja, ndërsa 120 janë shëruar.

Gjendja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e rëndë dhe rritje të vazhdueshme në ditët e fundit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu