OBRM-PDUKM: Qeveria i ka dëmtuar përgjithmonë pozitat maqedonase në kurriz të Bullgarisë

Për VMRO-DPMNE deklaratat e qeverisë se zhvillimet e fundit janë rezultat i strukturave dhe shërbimeve të huaja nuk janë bindëse. Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski i drejtoi disa kërkesa Qeverisë, ndër të cilat të kontrollohet financimi i shoqatave dhe futja e parave të huaja, veçanërisht për shoqatat në vend, të cilat, siç thotë ai, kanë politikë anti- maqedonase. Ata kërkojnë edhe reagim më serioz nga institucionet ndaj “fushatës së hapur kundër Maqedonisë”.

“Kërkojmë disa gjëra: E para, që shteti t’i rishqyrtojë seriozisht akuzat për të cilat vet Pendarovski ka thënë se në krijimin e gjithë këtyre problemeve që po ndodhin në shtet dhe provokimeve janë të përfshira shoqata, fondacione, individ dhe rrjete të agjencive nga shtetet e huaja të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë mohojnë Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Dhe për të njëjtën duhet të bëhet raport i detajuar me të cilin do të informohet opinioni në vend”, tha Aleksandar Nikolloski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu