Operacioni ushtarak “Burimi i Paqes”, imamët shiitë sulmojnë Turqinë në hutbe: po ngjall Perandorinë Osmane

Operacioni ushtarak i Turqisë “Burimi i Paqes”, i cili po zhvillohet në veri të Sirisë kundër grupimeve militante e terroriste kurde, ka tërhequr shumë vëmendje dhe në Iran. Ajo ka qenë tema kryesore e imamëve shiitë në hutbet e tyre, për të cilat autoritetet turke kanë dënuar me forcë mesazhet e përcjella nga ata.

Megjithëse Teherani shprehu mbështetje për Turqinë në mbrojtjen e kufijve të saj, Irani dënoi operacionin e operacionit “Burimi i Paqes”. Kjo gjë u reflektua dhe te gjuha klerikale e imamëve shiitë.

Imam Ali Hasim tha që Turqia duhet të dijë se ku janë kufijtë e saj dhe se ajo duhet të respektojë kufijtë e Sirisë si një shtet i pavarur.

Resul Felahatitha se turqit ende ëndërronin të ishin osmanë dhe të përpiqeshin të ringjallnin Perandorinë Osmane, por koha e sulmit ndaj ,mongolëve ishte zhdukur prej kohësh.

Ndërsa imam Ahmet Hatemi, tha se Turqia kishte pushtuar kufijtë e një shteti të pavarur dhe se e vetmja gjë që mbetet për të bërë ishte tërheqja menjëherë nga Siria. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu