Opozita dhe pushteti grinden për bishtin e statujës së demit në Shkup

Heqja e bishtit të statujës së demit në rrugën “Maqedonia” në Shkup ka nxitur debate të nxehta mes LSDM dhe VMRO-DPMNE. Kjo ka bërë që deputetët e dyja partive Kostadin Kostadiov i LSDM dhe Ane Laskova e VMRO-DPMNE të përfshihen në debate mes tyre duke kritikuar njëri tjetrin.

Por nën reagimet e tyre kanë komentuar edhe qytetarë të cilët kanë shkruar se Maqedonia e Veriut përballet me probleme të shumta socio-ekonomike të cilat po detyrojnë të rinjtë që ta braktisin vendin. Madje, partia opozitare VMRO-së ka dorëzuar një amandement ku kërkon që të ndahen 100.000 denarë për ta zgjidhur këtë problem. Më poshtë mund të shihni përplasjet mes dy deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu