Ora policore për festën e Bajramit, Qeveria e Maqedonisë sot vendos

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot pritet të vendos lidhur me oraret e orës policore gjatë festës së Bajramit.

“Gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim të Qeverisë se çfarë orë policore do të ketë për fundjavë. Po bëhen konsultime, deri më tani janë respektuar rekomandimet, ne i ndjekim mendimet e ekspertëve. Do të duhet të shkojmë drejt lehtësimit të masave, por kjo do të thotë respektim të masave tjera jo restriktive. Por, ato masa nuk respektohen, nuk mbahen maska, nuk respektohet distanca. Nëse dëshirojmë të kemi zvogëlim të masave, duhet të respektohen rekomandimet”, theksoi për TV24, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Autoritetet shëndetësore në Shkup kanë shprehur shqetësime për rritjen e numrit të infektimeve gjatë ditëve të fundit. Ministri Mançevski tha se rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e një liturgjie fetare në Strugë, por edhe darkave nga iftarët e organizuara.

“Prandaj nëse duam të lehtësohen masat do të duhet të rritet përgjegjësia personale përmes respektimit të masave për mbrojtje”, ka thënë Mançevski.

Jozyrtarisht siç meson INA, ora policore pritet të fillojë nga ora 14 ose 15 gjatë ditës së diel dhe të hënë. Pavarësisht kësaj, Bashkësia Fetare Islame ka sjellë vendim që të falet Namazi i Bajramit edhe ate vetëm 15 minuta në të gjitha xhamitë e vendit.

Ndërsa nga dita e martë do të hapen restorantet dhe kafeteritë si pjesë e masave për rikthimin e normalitetit.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu