Orët e fundit për Shkupin dhe Tiranën, liderët evropianë sot shpallin vendimin

Liderët e BE-së sot pritet të shpallin konkluzat dhe vendimet nga Samiti që po zhvillohet prej dje në Bruksel. Në fokusin e këtij samiti është marrëveshja me Londrën rreth Bregzit-it, ndërsa nuk ka ndonjë interesim të theksuar lidhur me zgjerimin.

Në konferencën për media të zhvilluar mbrëmë nga krerët e KE-së, Zhan Klod Junker dhe Donald Tusk më tepër u nënvizua çështja Bregzit, për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, por ruajtja e marrëveshjeve në disa sfera me interes të përbashkët.

Lidhur me zgjerimin, raportimet e fundit të mediave duke u thirrur në burime të larta diplomatike nga takimi thonë se nuk ka datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por liderët evropian me anë të një nisme nga kancelarja gjermane Angela Merkel po hartojnë një dokument përmes të cilit do të ketë një sinjal rreth procesit të zgjerimit dhe fatit të dy vendeve aspiruese.

Nga disa portale maqedonase raportohet se akoma ka shpresë që Maqedonia e Veriut të marrë datën, derisa për Shqipërinë ka një pikëpyetje të madhe. Megjithatë media të njohura evropiane kanë raportuar se Franca dhe presidenti i saj Makron nuk heqin dorë nga vetoja për të mos dhënë datën për Shkupin dhe Tiranën./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu