Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council, ku është takuar me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark.

Ata kanë ndarë edhe një përqafim të ngrohtë së bashku.

Pos tjerash, ajo ka shprehur mirënjohjen për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ishte kënaqësi të fliste në këtë ngjarje dhe të falënderonte mërgatën për kontributin e saj në historinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu