Pa prezencën e VMRO-së, në Kuvend votohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime

Pa pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së është zgjedhur për disa minuta komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit, ku për kryetar u zgjodh Ilja Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Me pas u mbajt edhe propozimi i rendit të ditës për themelimin e trupave të përhershëm të punës së Kuvendit i parashtruar nga deputetët ku të pranishëm ishin të gjithë 98 deputetë ku votuan pro këtij propozim- vendimi të deputetëve Goran Misevski, Ejup Alimi dhe Ilja Dimovski.

Nga ora 12 vazhdon seanca për zgjedhjen e qeverisë, që filloi dje, e ku duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatë kur edhe votohet për vendimin e propozuar nga mandatari Zoran Zaev me të paktën 61 vota./InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu