Pacolli i del në mbështetje Hotit pasi Peci e quajti analfabet: Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë në mbështetje Avdullah Hoti, pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci e quajti analfabet, ish-kryeministrin e Kosovës.

Pacolli ka shkruar se dihet botërisht se Hoti nuk është analfabeti, por është i urtë, e i arsimuar me edukatë fisnike.

Ju ministër edhe mua më keni sharë duke më quajtur ndër të tjerash ” njeri që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di çfarë t’u them pos që po shpifni”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu