Pagoi për pushim në Egjipt, gostivarasi thotë se është mashtruar nga një agjenci në Shkup

Një 27-vjeçar nga Gostivari ka raportuar në polici se është mashtruar nga një agjenci turistike në Shkup. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Njëzet e shtatë vjeçari S.H. nga rrethina e Gostivarit dje (03-janar) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se është mashtruar nga pronari i një agjencie turistike në Shkup, në të cilën ka paguar për një aranzhim për në Egjipt në muajin gusht të vitin e kaluar. Megjithatë, as marrëveshja nuk është zbatuar dhe as paratë e paguara nuk iu kthyen. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu