Shumë qytetarë të Pozzuolit, në Napoli të Italisë u detyruan ta kalonin natën në rrugë, nga frika e tërmeteve.
Mediat në Itali bëjnë me dije se gjatë ditës dje nga ora 19:51 deri në 23:00 në këtë zonë janë shënuar dhjetëra tërmete duke shkatkuar frikë dhe panik te qytetarët.
Ndërsa deri në orën 00:31 të mëngjesit sot janë regjistruar përreth 150 pasgoditje.
Sipas informacioneve, banorëve që jetonin në ndërtesa të vjetra iu kërkua si masë paraprake të largoheshin prej shtëpive të tyre.
Lëkundja më e fortë sizmike kishte magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 3 kilometarsh, për fat të mirë pa dëme në njerëz.
Ndërkohë që janë regjistruar dëme të vogla materiale. Mediat sociale në Itali kanë publikuar pamjet nga momenti tërmetit nga një supermarket. Siç duket edhe në video tërmeti ka rrëzuar përtokë produktet e supermarketit.
Siç njoftuan autoritetet, ky është tërmeti më i fortë në rajon në dyzet vitet e fundit.
Rreth 150 goditje
Nga ora 19:51 e djeshme, seria sizmike e zhvilluar në zonën e Campi Flegrei vazhdoi deri në orën 00:31 të mëngjesit të sotëm, afërsisht 150 tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.4, brenda Solfatara, shkruan ANSA.
VIDEO
#Terremoto a Pozzuoli, avvertito anche molto a Napoli e nella zona nord di Napoli. Colleghi mi mandano video e audio inquietanti. Le scosse vanno avanti da mesi ma "tutto tace". Mi auguro che le autorità abbiano una coscienza, non solo di tipo neoliberista. pic.twitter.com/UtT6ZOPKKT
— Giovanni JP Papach (@JPFeelgood) May 20, 2024
#CampiFlegrei Si susseguono le scosse di #terremoto in serata pic.twitter.com/D80wO4CK95
— Local Team (@localteamit) May 20, 2024