Në një intervistë për Goal.com Trajneri Kombëtares Shqiptare Christian Panucci ka analizuar përballjen e sotme mes Romës dhe Real Madrid. Panucci shpreson se Solari do të arrijë më shumë se Zidane, por e pranon se ai do të ketë një detyrë të vështirë.
“Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane, u shpreh 44 vjecari , i cili tani është përgjegjës për drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë.
‘’Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021.
Duhet ta shfrytëzojë këtë shans, sepse është një mundësi e mrekullueshme. Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë”.
Ndërkohë në humbjen ndaj Eibar 3-0 Panucci ndau pohimin e argjentinasit se lojtarët duhet të tregojnë “topet” (se janë burra).
“Nëse humbni kundër Eibarit, duhet të reagoni shpejt, – shtoi Panucci, duke sugjeruar se Real Madridit nuk do t’i mungojë motivimi kundër Romës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të martën. – Kjo është ndeshja më e lehtë për një trajner, sa i takon motivimit. Por, Solari vjen nga një humbje, kështu që nuk është e lehtë për të. Perfundoi Italiani. /albeu.com/










