Panucci sjell dy përforcime të reja në kombëtare

Trajneri Christian Panuçi i Kombëtares Shqiptare, ka marrë dy mjekë të rinj në stafin e ekipit përfaqësues. Bëhet fjalë për Biago e Lorenco Moreti, babë e bir, të dy ekspertë ortopedikë në dëmtimet e sportistëve.

Të dy, vijnë nga ekipi i Barit, dhe e kishin mbyllur punën me klubin që pak kohë më parë shpalli edhe falimentin, dhe kalimin tek Shqipëria e konfirmojnë mediat pranë klubit të Barit.

Biago Moreti është profesor i katedrës së traumatologjisë ortopedike dhe kreu i klinikës ortopedike të Poliklinikës së Barit, ndërsa i biri, Lorenco Moreti, është një drejtues i nivelit të parë mjekësor përgjegjës për klinikën e traumatologjisë sportive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu