Papa dërgoi letër ngushëllimi për viktimat në Shkup

Komisioni për Marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe Grupet religjioze informoi se Papa Francisku, përmes sekretarit shtetëror, kardinalit Pjetro Parolin, ka dërguar një telegram ngushëllimi deri te peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov, me të cilën shpreh ngushëllimet e tij për të dëmtuarit nga fatkeqësia natyrore.

Në telegram thuhet se Shkëlqesia e tij dërgon një bekim prej apostolik, duke treguan afërsinë shpirtërore me të gjithë ato që i humbën jetët dhe lutet për ato që janë dëmtuar nga pasojat e motit të lig.

“Të informuar për motin e lig që e kaploi qytetin dhe vendbanimet përreth, të nxitur nga dhimbja e thellë e tërë bashkësisë në vend, ati i shenjtë lutjet i përcjell te familjet e goditura të viktimave, shprehu ngushëllimet e tij, duke treguar lidhjen e afërt shpirtërore deri te të dëmtuarit. Shkëlqesia e tij lutet për të gjithë ata që i humbën jetët e tyre”, thuhet në telegram urim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu