Parkingu më i shtrenjtë në Shkup, një orë sa një kg mish?!

Parkimi në Qendër të Shkupit për një orë mund të ju kushtoj sa një kg mish, apo sa 10 vozitje me transportin publik. Kjo do të ndodhë nga 9 gushti në parkingjet tek “Shtëpia e ndërtimtarëve”, ku për një orë për parkimin e veturës tuaj paguhet 250 denarë.

Vendimi është sjellur nga këshilli komunal i komunës Qendër, ndërsa do të zbatohet nga ndërmarrja publike “Parkingjet e komunës Qendër”.

Vendimi pasoi pas peticionit dhe ankesave të qytetarëve se nuk po mund të parkojnë veturat e tyre dhe se gjatë kohë ishte krijuar tollovi në këtë zonë qendrore të kryeqytetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu