Parlamenti miraton komisionin anti-Dick Marty, Balla: Asnjë lidhje me Bashën

Parlamenti miratoi ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor, me synimin për të vërtetuar me prova konkrete që raporti i Dick Marty-t për krime të pretenduara të UÇK-së në territorin shqiptar, ishin krejtësisht sajesa.

Sipas iniciuesit të këtij komisioni, Taulant Ballës nga PS, qëllimi është që t’i tregohet opinionit ndërkombëtar të vërtetën lidhur me akuzat ndaj UÇK. Për Ballën, komisioni nuk ka asnjë lidhje me rolin e Bashës, siç është aluduar.

“Sot jemi në një moment ku nga rezoluta dhe raporti kemi kaluar në një fazë, ku janë ngritur aktakuza përkundrejt luftëtarëve të Kosovës. Shqipëria është sot në një dokument zyrtar të një Dhome Speciale, në kuadër të tribunalit të Hagës, për t’u verifikuar.

Ka pasur një përpjekje për të identifikuar këtë komision të posaçëm me diçka tjetër, me përfshirjen e Lulzim Bashës, nuk ka të bëjë fare komisioni me të. I bëj thirrje Bashës të qetësohet; nuk ka komision për ta hetuar, pasi do të ishte humbje kohe.

E vetmja gjë që nuk më shkon kurrë në mendje është të bëj politik me një çështje të interesit kombëtar. Menjëherë sapo ta kemi miratuar komisionin, do duhet që përmes dokumenteve zyrtare të sqarojmë çdo institucion që në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte apo kundër njerëzimit”, tha Balla. /tesheshi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu