Parlamenti sot ka seancë të jashtëzakonshme për vërshimet në Shkup

Parlamenti i Maqedonisë sot në mesditë mban seancë të jashtëzakonshme për situatën e vërshimeve në rajonin e Shkupit, por nuk dihet se në rend dite a do të jetë situata e ngjashme në Malësinë e Tetovës.

Kjo seancë është thirrur me iniciativë të deputetëve të LSDM dhe opozitës. Ata propozojnë masa urgjente për të ndihmuar qytetarët e goditur nga kjo katastrofë natyrore. Seanca u përkrah më pas edhe nga VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit të saj. Në komunikatën e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski thuhet se Qeveria do të dorëzojë në Parlament informatën për gjendjen në terren lidhur me vërshimet ku humbën jetën 22 veta, dhe se u përfshinë nën ujë mbi 5 mijë shtëpi në 12 vendbanime, ku janë regjistruar dëme të mëdha materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu