Partia kurde përkrah Kilicdaroglun: Jemi të vendosur ta largojmë nga pushteti Erdoganin

Drejtuesit e Partisë Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde njoftuan se do të mbështesin kandidatin e opozitës, Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

HDP dhe Partia e Majtë e Gjelbër (YSP) mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp dhe thanë se Kiliçdaroglu ka ende mbështetjen e tyre dhe theksuan se janë të vendosur për të rrëzuar presidentin aktual nga pushteti.

“Jemi përballë një strukture që gjatë 21 viteve ka ndërtuar gradualisht një regjim të varur nga një njeri. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e 28 majit janë një referendum midis atyre që mbështesin ndryshimet demokratike në sistem dhe atyre që duan të ruajnë këtë sistem”, tha nënkryetarja e HDP-së, Pervin Buldan.

Stagnimi i problemit kurd nuk është në interesin e kurdëve. Është e gabuar dhe çnjerëzore t’i kthesh emigrantët apo refugjatët në interesa politike. Asnjë kalkulim dhe interes politik nuk mund të jetë më i vlefshëm se e ardhmja e të varfërve, grave dhe të rinjve”, theksoi ajo.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi do të mbahet të dielën më 28 maj. Presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan u mbështet nga kandidati i raundit të parë Sinan Ogan, ndërsa Kilicdaroglu, përveç partisë kurde, mori mbështetje edhe nga partia Zafer, e cila në raundin e parë kishte përkrahur Oganin.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, Erdogan mori mbështetjen e 49,52 për qind të qytetarëve, ndërsa Kilicdaroglu 44,88 për qind të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu