Partitë shqiptare, gati emrat e zv/ministrave në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Partitë i kanë gati emrat e zëvendësministrave. Subjektet politike shqiptare, janë përcaktuar për kuadrot, ndërsa në Bashkimin Demokratik per Integrim akoma mbeten dilema për emrin e zëvendësit në MPB dhe Drejtësisë.

Burime të Alsat brenda Bashkimit Demokratik bëjnë të ditur se integristët janë përcaktuar që zëvendësi në polici t’i takojë Degës së Çairit për ku përflitet emri i Nazim Bushit. Derisa figura e tij has në pengesa, kjo pozitë mund t’i besohet Agim Nuhiut, i cili paraprakisht është paraparë për në Drejtësi, ndërsa në vendin e tij të vij Driton Kuçi. Për zëvendës në Mbrojtje mësohet të jetë propozuar Bashkim Hasani, në Shëndetësi Shkëlqim Beqiri ndërsa në Transport dhe Lidhje ish deputeti Rexhail Ismaili.

Ministria e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi
Ministria e Drejtësisë, Agim Nuhiu
Ministria e Mbrojtjes, Bashkim Hasani
Ministria e Shëndetësisë, Shkëlqim Beqiri
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Rexhail Ismaili

Lëvizja Besa si pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të ketë dy zëvendësministra edhe atë Arafat Shabani në Arsim dhe Shkencë, ndërsa Sedat Sulejmani në Kulturë. Emrat e tyre janë konfirmuar zyrtarisht nga partia e Bilall Kasamit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani
Ministria e Kulturës, Sedat Sulejmani

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku jo zyrtarisht kanë paraparë Fatmire Isakun. Emri i saj as nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar nga partia e Menduh Thaçit.

Ministria e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku

Nga LSDM thonë se akoma janë duke zhvilluar negociata të brendshme me partnerët e koalicionit për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë në 8 ministri. Edhe javën e kaluar kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi emrat zyrtarë të zëvendësve në fund të kësaj jave, Socialdemokratët nuk konfirmojnë kur emrat do t’i propozohen Kuvendit për votim.

Ministria e Financave
Ministria e Ekonomisë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu