Pendarovski: E mundur është Qeveri edhe pa LSDM-në ose pa VMRO-në, por edhe pa Bashkimin Demokratik

E mundur është Qeveri edhe pa LSDM-në ose pa VMRO-DPMNE-në, por edhe pa Bashkimin Demokratik, thotë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në intervistën për “Fokus”.

“Norma kushtetuese është e qartë mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurfarë hapësire për manovrim”, thotë Pendarovski duke sqaruar se gjithçka që pamë në vitin 2017, me disa kushtëzime shtesë, “paraqiste shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik”.

Seanca konstitutive e përbërjes së dhjetë parlamentare është caktuar për të martën e javës së ardhshme (4 gusht).

Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar që në afatin prej 10 ditëve nga konstituimi i Shtëpisë legjislative, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë, apo partitë që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe propozim për përbërjen e Qeverisë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, koalicioni i drejtuar nga LSDM “Mundemi” fitoi 46 deputetë, koalicioni i VMRO-DPMNE-së 44, Bashikimi Demokratik per Integrim ​​15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH një mandat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu