Pendarovski: Kemi garanci nga Makron

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nga kolegu i tij francez Emanuel Makron, ka marrë garanci se metodologjia e tij negociuese do të miratohet më së voni deri në mars. Sipas presidentit Pendarovski, kjo është një gjë në të cilën jemi të sigurtë, dhe gjithçka tjetër është vendim politik.

Ai këtë deklaratë e dha sot në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, se në çka mbështetet optimizmi se edhe para Samitit të Zagrebit mund të marrim përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian, dhe nëse ai personalisht beson në garancat e dhëna nga Makroni.

“Unë jam optimist i matur. Nuk jam optimist radikal. Dhe nga presidenti Makron nuk morëm garanci të njëqind për qind se në Samitin e Zagrebit do të kemi vendim pozitiv. Kemi garanci se metodologjia do të miratohen sa është e mundur më shpejtë, kjo nënkupton më së voni deri në mars. Pra, në këtë pjesë mund të jemi gati të sigurt se ashtu do të ndodhë. Gjithçka tjetër është vendim politik”, theksoi Pendarovski, sot me rastin e dhënies së betimit të klasës së 23 për kadetë dhe dëgjues të kursit për aftësim profesional dhe përkryerje të kolonelëve, si dhe promovimin e klasës së 19 të akademikëve me titull nënkolonel në Armatën tonë.

Ai theksoi se në organizim të Bashkimit Evropian, i cili ka më shumë anëtarë, mundet që çdonjëri prej tyre t’i jep kërkesat personale, posaçërisht duke marrë parasysh se ndërkohë, domethënë nga 18 tetori nga vendimet e fundit të Këshillit të Evropës, deri në zgjedhjet tona, prill-maj ka shumë kohë dhe mund të ndodh.

“Unë shpresoj se situata do të jetë si tash. E tash nuk ka kërkesa shtesë. Evropa, këtë e tha publikisht Markoni, kërkoi kohë për vete, që ata të mund më mirë ta harmonizojnë metodologjinë për pranim të anëtarëve të rinj, dhe nuk thotë se ju keni kushte shtesë të cilat duhet t’i plotësoni për të qenë shtet anëtar. Kështu që mbetet të presim. Tash të shohim se sa shpejtë Bashkimi Evropian do të harmonizohet brenda tij në raport me këtë çështje shumë të rëndësishme”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovksi, po ashtu theksoi se ne si shtet tash jemi në rend të ditës, për shkak se kjo është çështje e rëndësishme dhe vetë për Evropën.

“Domethënë, nuk dëshirojnë më të pranojnë shtete anëtare të cilët nuk janë mjaftueshëm gati për anëtarësim. Dhe e dini, ka disa përvoja negative edhe nga shtetet më të vjetra anëtare, të cilët nuk janë në nivel të mesatares së Evropës, të them si në demokraci dhe në ekonomi”, shtoi presidenti Pendarovski.

Lidhur me atë nëse ka biseduar me Makronin, për ndarjen e pakos së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ai theksoi se si president i këtij shteti ka për detyrë të sqaroj për të arriturat tona dhe të interesohet për rastin tonë.

Makron disa herë gjatë bisedës e kishte pyetur se cilat do të ishin pasojat eventuale nga ndarja.

“Unë i thash se fakt i pakontestuar i njohur edhe për opinionin e Maqedonisë së Veriut është se të gjithë politikanët relevant shqiptar dhe subjektet politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe ata që janë në pozita më të larta të Qeverisë, përfshirë edhe Bujar Osmanin, i cili është i angazhuar për eurointegrimet, kanë deklarata publike se nëse kjo ndodh nuk është dëshirë e jona, dhe nëse do të ishte vendim i Brukselit, atëherë nuk do ishte e duhur të jemi të dënuar apo të vendosur në një pozitë të njëjtë, për shkak se i gjithë procesi është i bazuar në plotësimin e kritereve”, tha Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu