Pendarovski kompleton kabinetin e tij, 8 maqedonas dhe 3 shqiptarë, në mesin e tyre edhe motra e Teuta Arifit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka kompletuar qëndrimin e kabinetit të tij, njoftonPortalb.mk.

Këshilltar për Siguri Nacionale do të jetë Blerim Kolalli, i cili në kabinetin e tij vjet pas 12 vjetëve angazhim si këshilltar i Misionit të NATO-s në Shkup.

Diplomati nga MPJ, Goce Karajanov, do të jetë këshilltari i Pendarovskit për Punë të Jashtme. Ai është djali i Stojan Karajanovit, ish ambasador në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkaq përpara se të largohet në Moskë, ka qenë konsull i përgjithshëm në Nju Jork.

Biljana Radeva, është emëruar për këshilltar për marrëdhënie me opinionin. Radeva në vitin 2011 ka punuar në Ambasadën e Britanisë në Shkup si udhëheqës i shërbimit për komunikime dhe diplomaci digjitale, ndërkaq paraprakisht ka pasur përvojë prej 5 vjetëve në Ministrinë e Mbrojtjes – tre vjet si ekspert për analitikë dhe dy (2006-2008) si shef i kabinetit të ministrit Llazar Elenovski. Ajo është profesor i diplomuar për gjuhë angleze dhe literaturë, ndërkaq ka magjistruar për interpretim.

Luljeta Ademi është emëruar këshilltare e obliguar për marrëdhënie me personat me nevoja të veçanta. Mile Boshnjakovsi është transferuar nga Qeveria në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Kuvend, ndërkaq profesori Aleksandar Spasov është emëruar si këshilltar politik.

Pendarovski ka angazhuar disa bashkëpunëtorë të jashtëm: ish ministrin, ambasadorin dhe profesorin universitar, Denko Maleski, ish gjykatësen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ish kryetaren e KSH-zë, Mirjana Llazarova-Trajkovska dhe prorektoren e Universitetit të Evropës Juglindore, Besa Arifi, ish ministrin Aleksandar Dimitrov dhe ambasadorin në pension Aleksandar Tavçiovski.


2 KOMENTET

  1. Ooooo Po Ma te kqi se Gruevski dhe Mihailkovi jan kto Pendarovski
    Normal qe e punson motren e teuta kllosharices
    Po mir e kini se vet dulet e votut e tash mes hani mut se e kini dir qe kto jan Ma te kqi se Gruevski

  2. Paska ruajtur 25% per shqiptaret ky plera. Po I trajtoka njesoj si paraardhsit me hise qe ju u takon 25 % e hises. Po prap do vazhdoj trajtimi I shqiptarve si pakic dhe te ardhur nga llumi I ballkani dhe te sllavet qe I mblodhi Tito per krijimin e nje shteti I cili I perket dhe eshte atdheu I shqiptarve nder breza. Nje trajtim I till per nje person qe eshte zot I shpis eshte turp. Por besoj se kte llj trajtimi e kemi pranu vet ne si shqiptar qe jemi (pseudo te till) sepse mund jete dhe nje marveshje qe bejme ne per perfitimin e ofiqeve, si te tilla bejme ne per bythen tone. Se naxionalizmin e kemi sa per popullin e pazaret I bejme per interesat tona vetjake, e per te ngjy kafshaten ne sahanin e pushtetit e sa per intersat kombtare na duhen per ti perdor sa me ardhe pushtet e manej s ka problem. Mjerim per njepopull qe udhehiqen nga erdhacaket e peshtyr si pjell e keqe pa indetitet. Me vje keq s’di cfare te them….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu