Pendarovski: Mandatin do t’ia jap atij që do të më bindë se ka 61 deputetë

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë cilitdo përfaqësues që në listat zgjedhore kanë marrë deputetë në Kuvend dhe i cili siç thotë, “do ta bind se ka shumicën prej 61 depuetë”.

“Norma kushtetuese e nenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë – mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurfarë hapësire për manovrim”, thotë Pendarovski në intervistën për numrin më të ri të javores “Fokus”.

Sipas tij nuk janë paraparë kurfarë kushtëzime shtesë të tipit të kërkesës për garanci për karakterin unitar të shtetit, reforma në shërbimet e sigurisë etj, pasi gjithë atë që e pamë në vitin 2017 “paraqiste shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik”.

“Më konkretisht do t’ia ndajë mandatin cilitdo përfaqësuesi të cilësdo nga 6 listat zgjedhore që kanë marrë deputetë në Kuvend e cila do të më bind se ka shumicë prej 61 deputetë”, ka thënë Pendarovski.

Seanca konstitutive e përbërjes së dhjetë parlamentare është caktuar për të martën e javës së ardhshme (4 gusht).

Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar që në afatin prej 10 ditëve nga konstituimi i Shtëpisë legjislative, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë, apo partitë që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe propozim për përbërjen e Qeverisë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, koalicioni i drejtuar nga LSDM “Mundemi” fitoi 46 deputetë, koalicioni i OBRM-PDUKM-së 44, BDI ​​15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH një mandat.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu