Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski theksoi se zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë prioritet strategjik dhe për këtë shkak dëshiroj të vendos theks në diplomacinë ekonomike. Ai këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).
“Për të gjitha vizitat ndërkombëtare, biznes bashkësia do të informohet me kohë, ndërsa Kabineti do të ketë kontakte dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, që të mund të transmetohen qëndrimet e tyre, gjë që nënkupton përmirësimin e relacioneve ekonomike”, tha Pendarovski.
Ai porositi se në përfaqësitë diplomatiko-konsullare nevojitet edhe përbërje e mirë personale dhe ekip që merret vesh në ekonomi reale.
“Vendimi i Qeverisë së atëhershme që promotorët ekonomikë të shkojnë nëpër firma, të lënë kartvizitat dhe të sqarojnë për gjendjen ekonomike në vend. Efektet e këtyre promotorëve ekonomikë janë zero dhe pa kurrfarë efektesh”, tha Pendarovski.










