Pendohet Lulzim Basha: Asgjë s’do jetë si më parë (VIDEO)

Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë nga “Çadra e Lirisë”, për emisionin “Opinion”.
Basha ka debatuar me Lorenc Vangjelin, të cilit i ka kërkuar të heqë prangat e mendjes, ashtu siç ka bërë ai.

“Nqs populli yt të duket i lirë, kur këtu nuk ka konkurrence të lirë, as në treg, as në politikë dhe as në fushë tjetër, atëherë mendoj se jeton në botën e përrallave. Shqipëria është skllavëruar nga tirania e krimit, e oligarkisë dhe e një pushteti që i shërben vetëm vetes së tij, por kjo Shqipëri tashmë po ngrihet. Dhe bashkë me Shqipërinë po ngrihen edhe qytetarët dhe këtu janë të ftuar edhe mëkatarët”, ka thënë ndër të tjera Basha.

Teksa është pyetur nga Vangjeli nëse në çadër ka mëkatarë të tjerë veç tij, Basha ka thënë:

Sigurisht, plot me mëkatarë, por të penduar dhe të vendosur të bëjmë gjithçka që e nesërmja të mos i ngjajë më të djeshmes.

-Çfarë e bën mëkatin tuaj më të lehtë zoti Basha?, e pyet Vangjeli.

-Realizimi, përballja me të vërtetën dhe vendosmëria për të mos ta përsëritur, thotë Basha.

Gjithashtu, kreu i PD-së tha është çliruar nga prangat, ndërsa pyetjes se kush e kishte prangosur, Basha tha:

“Ikini sipërfaqësores, prangat i keni brenda kokës të gjithë ju aty, sic i kam patur dhe unë. Asgjë s’do të jetë më si më parë”.
Vangjeli vazhdoi me ngacmimet e tij ndaj kreu të PD-së, duke e pyetur: Cili është shpirti i shenjtë që ju çliroi?

“Po futesh në territorin e blasfemisë, por nqs vendos ta shtrosh në një plan biblik, e sqarojmë më mirë këtë sy më sy”, i thotë më tej Basha./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu