Për herë të parë në histori: Deputetja italiane ushqen me gji djalin e saj në Parlament

Ky është djali i deputetëve të M5s Gilda Sportiello dhe Riccardo Ricciardi. Federiko i vogël, vetëm dy muajsh, ishte në Montecitorio në bazë të vendimit të marrë në Rregullore vitin e kaluar, e cila u lejon deputeteve nëna të marrin pjesë në punën me foshnjat e tyre dhe t’i ushqejnë me gji.

Në asnjë vend pune dhe asnjë grua nuk duhet të pengohet ta bëjë këtë. Siç theksoi edhe Gilda Sportiello, të gjitha nënat që punojnë duhet të jenë në gjendje të ushqejnë me gji dhe nuk duhet të detyrohen të ndërpresin ushqyerjen e të vegjëlve vetem sepse duhet që të kthehen në punë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu