Për kë do votojnë shqiptarët në Tearcë?

“Është e vështirë të parashikohet se cilit do t’ia japin votën shqiptarët në rivotim kur dihet se partitë e tyre nuk mund të marrin mandat më shumë”, ka thënë analisti politik Alajdin Demiri.

Sipas Demirit, shqiptarët janë të hutuar nëse do të dalin të votojnë në situatë kur liderët kanë vendosur të mos favorizojnë as VMRO-DPMNE as edhe LSDM-në dhe që do i lëënë të lirë që shqiptarët të përcaktojnë vetë se për cilin do të votojnë.

“Mendoj që në pozitë më të papërshatshme është BDI sepse edhe po të bëhet thirrje që të votojnë për VMRO-DPMNE, votuesit e tyre nuk do ta ndëgjojnë. Shqiptarët definitivisht nuk janë lojtarë në këtë rivotim dhe kushdo që do të fitoj do të jetë e dëmshme për shtetin”, ka thënë Demiri në një intervistë për “Telegraf”.

Kujtojmë se liderët politik të blloku shqiptar kanë bërë me dije se nuk do të mbështesin asnjë parti.

Ndërkohë, beteja e këtij rivotimi do të zhvillohet mes VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, dhe që LSDM të fitojë deputet, do të duhet të bëhet diferneca me 304 vota më shumë se VMRO-DPMNE. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu