Përçarje e thellë në degën e BDI-së në Dibër, shkak kryetari i degës?!

Me vdekjen e ish-kryetarit të Komunës së Dibrës i cili njëkohësisht ishte edhe kryetar i degës së BDI-së në Dibër, përpos polemikave dhe ngjarjeve që pasuan për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës në postin e kreut të Komunës, polemika, tensione dhe mos dakordësi ka pasur edhe brenda degës së BDI-së për zgjedhjen e kryetarit të degës, shkruan InfoShqip.

Duke pasur parasysh hapësirën e vogël kohore deri në zgjedhjet lokale në Dibër të cilat do zhvillohen bashkë me ato presidenciale, eksponentët brenda BDI-së të cilët synonojnë të garojnë për BDI-në në këto zgjedhje, ambiciet e tyre i shfaqën që në garrën për kryetarin e degës.

Sipas burimeve të InfoShqip, kandidaturat brenda partiake të degës së BDI-së në Dibër janë përfolur mes dy funksionarëve të kësaj partie, të cilët synonin si postin e kryetarit të degës, ashtu edhe atë të kandidatit për kryetar komune në zgjedhjet e prillit, synime të cilat nuk patën mirëkuptim dhe tolerancë mes 2 kanditatëve që çuan në një atmosferë të tensionuar brenda partisë, me çrast u desh një ndërhyrje nga selia qendrore e partisë, më saktësisht e kryetarit të partisë Ali Ahmeti, që për kryetar dege të zgjidhet një person i tretë, pa pretendime për garën lokale, vetëm e vetëm që të shuhen armiqësitë dhe ndasitë brendapartiake.

Ndonëse në shikim të parë mund të duket një normalizim i situatës, përsëri konkurenca mes rivalëve brenda partiak është prezente dhe pa-gjuhën e miëkuptimit mes tyre, ku për të mos qenë vetëm individë, ato kanë krijuar dy fraksione, përzgjedhja e njërit prej tyre do çonte në shkëputjen e fraksionit tjetër, ku shumë i përfolur është skenari i shkëputjes nga BDI drejt LSDM-së.

Akoma nuk dihet nëse zgjedhja do jetë mes dy pretendentëve, apo do jetë përsëri ndërhyrja e Kryetarit Ahmeti në çastet e fundit duke shuar mosmarrëveshjet me një kandidat të tretë, në garën për të fituar zgjedhjet e parakohshme në komunën e Dibrës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu