Përçarje në BDI, Artan Grubi nuk voton për president, Bujar Osmani po

Në BDI dhe në Frontin Evropian ka përçarje sa i përket çështjes së votimit të presidentit. Dy figurat më të larta të partisë, Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë vepruar ndryshëm sa i takon çështjes së presidentit.

Teksa, zv/kryeministri Artan Grubi është filmuar duke votuar vetëm për zgjedhjet parlamentare, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Bujar Osmanin i cili ka deklaruar se ka votuar edhe për zgjedhjet presidenciale.

Nga burime brenda Frontit Evropian mësojmë se Grubi ka mbetur i pakënaqur me veprimin e Bujar Osmanit, por edhe të situatës në përgjithësi për shkak se cenzusi prej 40% i nevojshëm për të zgjedhur presidentin është shumë afër për tu arritur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu