Skuadra e Real Madridit ka mbajtur sot darkën e Krishtlindjeve në stadiumin Santiago Bernabeu dhe presidenti i klubit, Florentino Perez, gjatë fjalimit të tij, lavdëroi fituesin e Topit të Artë, Luka Modricin.
“Ne tanimë jemi të përqendruar që të fitojmë Kupën e Botës për Klube. Këta lojtarë janë tashmë pjesë e historisë dhe legjendës së Real Madridit”, ka thënë Perez.
“Një ndër ta është edhe Luka Modrici, fituesi i Topit të Artë dhe çmimit të FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, i cili përfaqëson vlerat dhe talentin në skuadrën e Real Madridit”, deklaroi Perez. /albeu.com/










