Largimi i trajnerit Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronalos nga Real Madrid ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në rezultatet e kampionëve në fuqi të Europës. Presidenti Perez shkarkoi pak kohë më parë teknikun Lopetegui për shkak të rezultateve skandaloze të madrilenëve.
Në krye të klubit madrilen u emerua ish-lojtari i Real Madrid, Santiago Solari. Qëllimi është që ai të qëndrojë në skuadër për pak kohë deri në momentin e nënshkrimit me një trajner me eksperiencë. Sipas mediave spanjolle, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka kontakuar me menaxherin e trajnerit Zidane, Alain Migliaçio.
Ky i fundit i ka komunikuar numrit një të ekipit spanjoll se Zidane nuk është i gatshëm për tu rikthyer në drejtim të skuadrës. Kjo natyrisht që ka shkaktuar një frustim në kampin madrilen që tashmë e shohin veten në mes të katër rrugëve. /albeu.com/.










