Përfundon aventura si “sheik”, Cikalleshi rikthehet në Turqi

Aventura si “sheik” për Sokol Cikalleshin mbyllet me 10 gola dhe 3 asiste. Sulmuesit kuqezi i përfundoi huazimi në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Khaleej, ndërsa është rikthyer te Konyaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Sipas mediave turke, Cikalleshi nuk pritet të largohet gjatë kësaj merkato vere, pasi klubi turk e sheh pjesë të projektit për sezonin e ri.

Cikalleshi mund të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë për t’i blerë kartonin, por nuk parashikohet një tjetër huazim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu