Gazetari Sashe Ivanovski, pronar i një portali në Shkup tha se është sulmuar nga gazetari i TV Kanal 5, Goce Mihajllovski. Ivanovski ka shkruar në facebook se ka qenë i sulmuar nga Mihajllovski deri sa ka qenë duke shëtitur me fëmijën dhe qenin e tij.
Por, Mihajllovski ka mohuar këtë incident duke thënë se nuk e ka prekur fare me dorë kolegun e tij Ivanovski dhe se për këtë mashtrim ka bërë denoncim në organet përgjegjëse. Sipas tij, dëshmi janë kamerat e sigurisë dhe se Ivanovski ka gënjyer.










