Përplasje SHBA-Rusi për Kosovën (FOTO)

Vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Ottawa të Kanadasë, ka ngjallur reagime të ashpra tek zyrtarët e ambasadës ruse në këtë shtet.

Në një postim në Twitter kanë shkruar se, “pas vizitës së fundit të z. Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij antiruse dhënë mediave kanadeze, shfrytëzojmë rastin t’ua rikujtojmë të gjithë se Kosova është Serbi”, transmeton Telegrafi.

Për këtë ka reaguar reaguar ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili përgjigje ia ka kthyer poashtu në Twitter. “A nuk do të duhej të ishit të zënë këto javë duke u përgatitur për Lojërat Olimpike dimërore….”.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij komenti, i menjëhershëm ishte reagimi edhe i Komitetit të Punëve të Jashtme i Kongresit Amerikan, që gjithashtu përmes një postimit në Twitter kanë ritheksuar, “shfrytëzojmë rastin t’ua rikujtojmë të gjithëve që Kosova është e pavarur, dhe se Krimea është Ukrainë”.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, vizitoi bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi Presidenti Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu