Petkoviç shpalos një detaj të takimit Kurti-Vuçiç

Për takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë nuk u tha shumë, përveç se ai “nuk ishte normal, nuk ishte i rregullt, ishte i vështirë, palët s’mund të përafroheshin, nuk pati marrëveshje, etj”, siç tregoi edhe vetë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Megjithëkëtë, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, i cili rëndom platformën sociale Twitter e shfrytëzon për të goditur kundërshtarët politikë, përveç se të propagandojë kundër shtetit të Kosovës, shpalosi një detaj brenda takimit.
Kësaj here, cak i sulmit të tij, ishte ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiç.

“Albin Kurti të ka lavdëruar e të ka çuar në qiell për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Këtë mund të ta konfirmojnë të gjithë ata që ishin prezentë në takim”, i shkroi Petkoviç në një reagim Jeremiçit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu