Plani i njohur serb i zbatuar në luftën e Kosovës dhe konflikte tjera në ish-Jugosllavi ishte zbatuar në Lagjen e Trimave në Kumanovë mē 9 maj të 2015.
Ish-komandant të UÇK-së thonë për INA se nga informacionet që kanë arritur ti sigurojnë plani i zbatuar mban emrin e një gjenerali serb që ka zbatuar në luftërat e fundit dhe se ai synon zaptimin e terrenit apo territorit në çdo pëllëmbë apo hap.
“Plani është të ngushtohet zona me përqëndrim të forcave policore ushtarake. Në rastin e tillë ishte zaptuar çdo cep i lagjes, shtëpitë dhe rruga, me nga 5 policë apo ushtarë.
Ka qenë zaptuar çdo dhomë shtëpie me nga 3-5 policë apo ushtarë. Ky plan ushtarak është i njohur dhe ka qenë i zbatuar edhe në Dukagjin”, bëhet e ditur për INA.
Gjatë përleshjes se 9 majit u vranë 8 policë dhe 10 pjestarë të grupit të armatosur.










