Pavarësisht fitores kundër Borussia Dortmund dhe rikthimin në krye të renditjes në Bundesligës , në shtëpinë e Bayern Munich nuk ka një moment paqe, shkruan Albeu.com.
Sipas njoftimeve të “Bild” këtë mëngjes gjatë stërvitjes me dyer të mbyllura, pati një sherr të dhunshëm ndërmjet Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman.
Polaku filloi të kritikojë francezin 22 vjeçar. Dy filluan të shkëmbenin akuza të ndërsjella dhe pastaj arritën deri me goditje në fytyrë.
Mbrojtësit Niklas Sule dhe Jerome Boateng ndërhyrën për ti ndarë më pas, por ata vazhdonin përplasjen, teksa u desh ndërhyrja e shumë lojtarëve të tjerë për të ndalur sherrin. /albeu.com/










