Domagoj Vida ka theksuar se nuk do të largohet nga Besiktas. Ai shprehet mjaft i lumtur për interesimin e shumë skuadrave evropiane për shërbimet e tij – mirëpo premton se do të mbetet besnik ndaj Besiktasit, shkruan GazetaBlic.
Inter, Roma dhe Juventus kishin shprehur interesim për shërbimet e Vida.
“Jam i privilegjuar që më kërkojnë disa klube të mirënjohura evropiane, por unë jam shumë mirënjohës ndaj presidentit [Fikret Orman] dhe menaxhmentit të klubit të Besiktas”. “Së bashku me familjen time, ndihem shumë i mirëpritur dhe i respektuar këtu në Turqi dhe unë pres që të luftoj për Shqiponjat e Zeza dhe tifozët tanë”, shkroi ai në Instagram.










