Policia e Kosovës e konfirmon sulmin në Kuvend: Nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës i është përgjigjur portalit koha.net lidhur me shpërthimin që ndodhi në orët e mbrëmjes të së enjtes te Kuvendi.

PK ka njoftuar se ka reaguar menjëherë dhe është duke marrë veprimet intensiveve për të identifikuar të dyshuarit.
“Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëher ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu