Policia e Maqedonisë arreston katër kosovarë, filmuan kazermën e ushtrisë në Tetovë

Policia arrestoi katër kosovarë të cilët filmuan kazermën në Tetovë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas policisë, në 16:20 dje pasdite në rrugë” Fushtanska katër ” persona të panjohur me një makinë “Volksëagen Golf” me targa të Kosovës, me telefonin celular filmuan kazermën “Kuzman Josifovski Pitu”.

Pasi reagoi sigurimi i e kazermës, njerëzit ikën, kurse rastin e paraqitën në polici.
Patrulla e policisë në 17:45 në rrugën rajonale Tetovë Jazhincë, në afërsi të fshatit Glogji, ka ndaluar “Golfin”, në të cilin kanë qenë H.B (48), F.L. (36), J.L. (74) dhe F.L. (28), të gjithë nga Kosova. Të katër u arrestuan dhe u dërguan në MPB Tetovë. Policia po ndërmerr hapa për të qartësuar plotësisht rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu